Amerikanet zgjedhin Presidentin   

06/11/2012 00:00

Miliona amerikanë po votojnë për të vendosur nëse do të shpërblejnë presidentin demokrat Barak Obama me një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë, apo do të preferojne t`ia dorëzojnë postin rivalit të tij republikan Mitt Romney.

Qendrat e votimit u hapën në 26 shtete lindore dhe qendrore dhe emri i fituesit të mundshëm mund të dalë ndoshta që në mesnatë.

Vemendja është perqendruar te Florida, ku raportohen radhe te gjata votuesish, dhe në Ohajo. Sondazhet flasin për një garë kokë më kokë, ose shume te ngushte, megjithese Barack Obama kryeson ne shtetet e lekundura.

Votimi nisi në qytetin Diksvil Noc ne Neë Hempshire, ku presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama dhe kundërshtari i tij Mitt Romney moren secili pese vota. Rezultatet e para të garës presidenciale dalin pikerisht nga kjo zonë, që votoi mengjesin e së martës. Kjo është hera e parë që të dy kandidatët marrin vota të barabarta. Sipas censusit te vitit 2010 ky fshat kishte 12 banorë.

Zgjedhesit ne qytetin qe ndodhet në cepin verilindor të Nnju Hampshajer, votojne pak pas mesnate prej 1968. Votohet ne 6 zona orare te ndryshme.

Ne 12 me oren tone nisen votimet ne Virginia dhe Nju Hempshajer, ndërsa në vendet perendimore qendrat u hapen ne oren 16.00 me oren tone.

Barack Obama, ishte i pari president qe vendosi te aplikoje votimin e hershem ne Chicago, ndersa kandidati republikan votoi dites ne Belmont ne Massaccusets ku pyetjes se gazetareve iu pergjigj ftohte: jam i qete!

Me 6 nentor votohet edhe per disa guvernatore shtetesh, nje e treta e 100 anetareve te Senatit si dhe te gjithe 435 anetaret e Dhomes se Perfaqesuesve. Sipas analisteve, demokratet do te ruajne kontrollin e Senatit ndersa republikanet ate te Dhomes se Perfaqesuesve.

Sondazhet në rang kombetar tregojne dy rivalet thuajse ne te njejtin nivel, por demokrati Obama kryeson ne disa prej shteteve te lekundura, veçanerisht Ohajo ku 25 nga 27 presidentet e zgjedhur se fundmi kane fituar edhe ne kete shtet. Dhe jane votat e ketyre votuesve qe do t’i japin 270 votat elektorale qe ai ka nevoje per te fituar.

Deri tani jane regjistruar 30 milione zgjedhes te hershem. Ne mbi 30 shtetet është lejuar si vota me poste ashtu edhe ajo e hershme, ku vete zgjedhesit kane qene te pranishem. Fushata e dy kundershtareve ne disa prej shteteve te lekundur synon te nxise perkrahesit te shkojne ne votime si dhe te ndikojne te te pavendosur.

Nese zgjidhet, Romney do te jete presidenti i pare mormon dhe nje nga presidentet me te pasur, ne Shtepine e Bardhe. Gjate fushates presidenciale jane harxhuar te pakten 2 miliarde dollare.

Top Channel