Rama: Ligjet? Më parë qarku i Fierit

06/11/2012 00:00

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaron se opozita do të votojë
tre ligjet e mbetura pezull në Kuvend, vetëm pasi të zhbllokohet cështja
e qarkut të Fierit.

Në mbledhjen e grupit kuvendor socialist, Rama ka theksuar se opozita është e gatshme të diskutojë për përmirësimin e drafteve ekzistues dhe të votojë 3 ligjet e kërkuara, por më parë duhet vendoset drejtësi me mandatet për qarkun e Fierit.

“Ritheksoj se jemi të gatshëm të marrim pjesë në diskutimin për përmirësimin e drafteve ekzistuese dhe t’i votojmë këto në momentin që mandati i marrë nga zgjedhjet e majit të shkuar, për administrimin e qarkut të Fierit, do të shkojë në duart e atyre që populli i Fierit i ka përcaktuar si fitues”- tha Rama. Sipas tij, nuk mund të flitet për përmirësim të kuadrin ligjor kur një vendim i Gjykatës së Lartë nuk zbatohet nga qeveria.

“Ne jemi të gatshëm të përmirësojmë kuadrin ligjor, mbi të cilin vepron Gjykata e Lartë, por refuzojmë të marrim pjesë në një makijazh, teksa një vendim i Gjykatës së Lartë nuk zbatohet nga ana e qeverisë. Vendimi është i qartë, i prerë. Me tu zbatuar ai vendim ne padyshim do të përfshihemi në diskutimin dhe miratimin e draftit për Gjykatën e Lartë”, tha Rama.

Ndërsa për reformën parlamentare, Rama theksoi se opozita do t’i votojë ndryshimet, kur mazhoranca të pranojë trajtimin e barabartë të shumicës dhe pakicës në sallë. “Sa të pranohet kjo do ta votojmë edhe reformën parlamentare”, u shpreh Rama.

Më herët kreu i PS-së është ndaluar në programin zyrtar të qeverisë për 100-vjetorin e pavarësisë, duke e cilësuar mediokër, pa asnjë vizion dhe shije evropiane. Sipas tij, me ketë program shfaqen dita-ditës edhe shenja të korrupsionit të qeverisë.

“Programi i kremtimit të festës së 100-vjetorit, programit zyrtar, një program tërësisht mediokër pa asnjë vizion dhe shije europiane, krejt i padenjë për këtë moment historik kaq të rëndësishëm që është edhe një shans i jashtëzakonshmën për të kremtuar duke vështruar në të shkuarën dhe duke projektuar të ardhmen. Programi është me nota vulgariteti të së shkuarës dhe ditë pas dite shfaqen edhe shenjat e korrupsionit në procesin e jetësimit të këtij programi. Sot është bërë publik edhe shqetësimi i një zyrtari të lartë të qeverisë lidhur me 1 milionë euro që i adresohen 3 koncerteve për festimet e 100-vjetorit dhe në përpjekje për t’i shfrytëzuar ato si një oportunitet korrupsioni”, u shpreh Rama.

Ekspozita e flamurit shqiptar

Nga mbledhja me deputetet Edi Rama beri publik edhe nje tjeter projekt te opozites per 100 vjetrorin e Pavaresise, pasi e cilesoi medioker dhe krejt te padenje per kete feste te madhe te shqiptareve kalendarin zyrtar te publikuar nga ministria jone e kultures.

Kreu i opozites gjithashtu vuri theksin tek denoncimi qe nje zyrtar i larte i qeverise, sipas tij ka bere per shpenzimin e plot nje milion eurove per organizimin e tre koncerteve, si oportunitet per korrupsion tha ai.

Ekspozita qe kreu i opozites lancoi ne kete mbledhje, iu jep te gjithe vizitoreve mundesine te njihen me itenerarin historik te flamurit shqiptar pergjate nje shekulli.

“Ata që dëshirojnë të na bashkohen ditën e shtunë në Prishtinë, ne do të organizojmë një ekspozitë që besoj se do të lërë gjurmë dhe mbresa të thella në rrugëtimin drejt 28 nëntorit”, tha Rama.

Ekspozita qe do te udhetoje nga Prishtina drejt Vlores, do te fokusohet tek  simboli i shqiptareve, Flamuri, qe nga ngritja e tij ne 28 nentorin e 1912  nga ballkoni i asaj qe sot quhet shtepia e pavaresise ne Vlore dhe duke kaluar permes te gjitha periudhave historike ne kete shekull.

Do jene 30 flamuj te ekspozuar, si objekte zyrtare te shtetit shqiptar, si dhe 50 fotografi, momente te ndryshme dhe me te spikaturat ne histori qe kane serish ne fokus flamurin. 20 prej ketyre fotografive vijne per here te pare, dhe nje pjese e madhe e tyre jane ngjyrosur permes nje teknologjie te larte te trajtimit te fotografive.

Elementet e kesaj ekspozite ofrohen nga Artan Lame dhe te tjere koleksioniste, ndersa kuratotoret e saj jane Artan Lame dhe Artan Shkreli.

Ky projekt lancohet vetem nje dite pasi PS startoi nje tjeter te tille,  “ Ngri Flamurin”- konkurrimin ne rrjetin social Facebook per 100 shqiptaret qe kane endrrat me te pelqyera, aplikacion qe ka gjetur sipas kreut te opozites qe ne diten e pare te tij, nje pjesemarrje te gjere tek shqiptaret, tregues sipas tij i rilindjes se endrres per nje shqiperi ndryshe.
 

Top Channel