Europa dhe Azia preferojnë Obamën

06/11/2012 00:00

Zgjedhjet ne Shtetet e Bashkuara po ndiqen me shume vemendjen në cdo cep
te botës. Obama-mania që pushtoi katër vjet me parë Europën u shua
shpejt, pas problemeve transatlantike qe mberriten ne Eurozonë, dështimi
i administratës amerikane, për të mbyllur “burgun famekeq” te
Guantanamos dhe uljen e vemendjes amerikane për Europën

Pavaresisht se forcat e qendres se djathte dominojnë pjesën më të madhe të kontinentit të vjetër, mungesa e dashurisë për Barak Obamën-sic thonë mediat- nuk po përkthehet me mbështetjen për Mitt Romney-n. Ka shume pak mbështetje për kandidatin republikan, i cili me gafat e tij gjate vizites ne Europe krijoi shume pak miq, madje gjate fushates foli me ironi per mireqenie apo shoqerite e privilegjuara europiane. 

Sipas ‘New York Times’, diplomatet europiane ne Washington me maturi paraqiten ankesat e tyre per kritikat e bera nga Mitt Romney. Nje sondazh i publikuar muajin e kaluar shprehu mospelqinin per Romney-n dhe mbeshtetjen rudimtare- jo me optimiste per Obamen.

Vetem 5 % ne France, Gjermani dhe Britani kane nje opinion pozitiv per Romney-n. Dy ne pese franceze thane se fitorja e Romney-t do t’i beje ata te kthehen kunder SHBA- ndersa 5 % nenvizuan se do te jene me te lumtur me te ne Shtepine e Bardhe.  87 % e gjermaneve deklaroi se do te votonte per Obamen ndersa ne 67 % ne France e pershkruan ate si te perzgjedhurin.

Duke analizuar popullaritetin e Obames ne Gjermani, ekspertet thone se ai eshte konsideruar si “Pellumb i Paqes”, ndersa Romni si “nje kapitalisht i pangopur” i cili-shperndan ftohtesi dhe egoizem”. Per shume europiane kthimi i Romney-t krahasohet me ditet e George Bush ne Shtepine e Bardhe, jo fort popullor ne anen tjeter te Atlantikut.

Ne Lindjen e Mesme, sondazhet në Izrael, jo vetëm të emigranteve, tregojne perkrahjen per Romney-n. Kryeministri Benjamin Netanjahu- kundër cdo protokolli është shprehur pro kandidatit republikan. Iranianet i frikesohen ardhjes se Romney-t ne pushtet qe ne politiken e jashtme do te perkthehej mbeshtetje per mundesine e nje ofensive izraelite ndaj impianteve berthamore te vendit.

Palestinezet i shikojne zgjedhjet amerikane me cinizem. Disa flasin me deshtimin e Obames për shtetin e Palestines, sic e dine nga ana tjeter, se Romney nuk mund te jete nje mik per kauzen e tyre. Ne Kine disa eksperte jane te mendimit se “nje djall me i mire per ta do te ishte Obama”.  Ne Rusi, mes Romney-t dhe Obames, ruset do te kishin zgjedhur kete te fundit.

Deklarata e Romney-t se Rusia eshte armiku numer 1 i Amerikes, evokoi Luften e Ftohte dhe ngjalli pakenaqesi. Ne Afrike, Barak Obama do te ishte fitues, me shumice votash.  Ne Ameriken Latine- i vetmi lider qe ka shprehur mbeshtetjen per Obamen eshte Ugo Chaves, kundershtari i hapur i politikes se SHBA-se ne bote.

Top Channel