Romney, president për disa minuta

08/11/2012 16:40

Faqja zyrtare në internet e kandidatit republikan për President të SHBA-së, Mitt Romney, shfaqi shkurtimisht 65-vjeçarin si fitues të zgjedhjeve gjatë së enjtes.

Barack Obama fitoi një mandat të dytë në zgjedhjet e 6 nëntorit, por pjesë e stafit elektoral të Romney, kishte përgatitur që më përpara ndryshimet që do të bëheshin në faqe në rast të fitores së ish-guvernatorit të Masaçusetsit.

Në atë që duket se ishte një gabim njerëzor i një anëtari të stafit, faqja e Romney shpalli fitues kandidatin dhe publikoi pjesë të programit të tij si president, përpara se të rikthehej në gjendjen fillestare.

Në imazhin kryesor, Romney shfaqej duke thënë: “Jam shumë i lumtur mbi perspektivën që më ofron kjo detyrë. Përparësia ime absolute është të rikthehej njerëzit në vendet e tyre të punës”.

Top Channel