Prioritetet e Obamës

09/11/2012 00:00

Me përfundimin e betejës për Shtëpinë e Bardhë, vëmendja tani është
fokusuar tek afati fiskal për ngritjen e taksave dhe shkurtimin e
deficitit. Nëse demokratët dhe republikanët nuk arrijnë së shpejti në
kompromis, ekonomia amerikane mund te ngecë, thote ‘Zeri i Amerikes’.

Pa nje marreveshje mes dy partive te medha, Amerika rrezikon te perballet me nje ngritje taksash prej 600 miliardë dollarësh dhe reduktimin e shpenzimeve që hynë në fuqi më 1 janar.Shkurtimet do të preknin shpenzimet për ushtrinë që mbështetet nga republikanët dhe programet sociale që mbështeten nga demokratët.

Për taksat, çështja kyçe është nëse do të zgjatet afati i taksave të shkurtuara, ne fuqi qe prej kohes se George Bush e qe skadon ne fund te 2012-tes. Nje tkurrje e tille i prekte te gjithe amerikanet, pavaresisht nivelit te te ardhurave. Republikanet kerkojne te vazhdohet me linjen e taksave te reduktuara, ndersa Obama kembengul te perjashtohen nga ky rregull familjet me te ardhura mbi 250 mije dollare ne vit.

Ligji për shkurtimin e shpenzimeve në vitin 2013 ka për qëllim që t’i detyrojë ligjvënësit të bëjnë kompromis dhe të përcaktojnë nivelin e shkurtimeve dhe shtimin e të ardhurve për të ulur deficitin e buxhetit federal.

Deri tani palët nuk kanë bërë kompromis dhe u janë përmbajtur pozitave të tyre për këto çështje, por shkurtimi i shpenzimeve dhe ngritja e taksave janë të detyrueshme. Megjithate, edhe kjo eshte me risk, sipas eksperteve, sepse ulja e shpenzimeve dhe rritja e ndjeshme e taksave tkurr kerkesen per mallra e sherbime, do te ngadalesonte rritjen ekonomike te vendit e do te rriste akoma me shume nivelin e papunesise.

Obama përlotet, takim me stafin e fushatës

Barack Obama u emocionua aq shumë kur po falenderonte stafin e tij të fushatës në shtabin elektoral në Chicago, sa nuk i mbajti dot lotët.

Videoja qe tregon presidentin e perlotur u postua ne YouTube. fjalimi i tij zgjati me shume se 5 minuta dhe deklaroi se ndihej krenar per te gjithe.

“Ajo qe bete ju do te thote se puna qe une bej eshte e rendesishme, e per kete jam vertet krenar, jam shume krenar per te gjithe ju”, tha Obama.

Përgjigjia ishte nje lume duartrokitjesh. Per presidentin lajmet e mira vazhdojne, edhe pse vlera tashme eshte me teper morale. Obama duket shume prane fitores ne Florida, i vetmi shtet qe ende nuk e ka shpallur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale te se martes.

Votat atje vazhdojne te numerohen, por kreu i Partise Demokrate te Florida-s leshoi me heret nje deklarate ku uronte presidentin per fitoren. Ndihmesit e Mitt Romney-t nga ana tjeter duket se e kane pranuar humbjen. Vota e Floridas nuk e ndryshon rezultatin e pergjithshem, por numerimi i ngadalte ka risjelle ne kujtese situaten e hidhur te vitit 2000 dhe ngercin Bush-Gore, qe i takoi Gjykates Supreme ta zgjidhte. Edhe vete procesi i votimit ne shtetin e katert amerikan per nga dendesia e popullsia, u zgjat shume.

Deklarata e kryebashkiakut demokrat te kontese Broëard per Miami Herald shpjegon deri dikue arsyet e vonesave: fajin e kemi vete, tha ai, fletet tona te votimit me lloj-lloj shpjegimesh jane tmerresisht te gjata.

Florida nuk ishte e vetmja qe u perball me radhe te gjata njerezish ne pritje per te hedhur voten e tyre. Zgjedhesit kane qendruar per ore te tera ne kembe para qendrave te votimit edhe ne shtete si Virginia, New York e ne kryeqytetin Washington DC.

Top Channel