Rita Ora: Pse u ndava nga Rob

04/12/2012 15:15

Kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë pas një sherri në Twitter me ish të dashurin e saj Rob Kardashian dhe tani Rita Ora shpjegon për revistën ‘Glamour’ arsyen e vërtetë të ndarjes nga vëllai i Kim Kardashian.

Duke këmbëngulur se ngelen miq të mirë, këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova theksoi se axhenda e ngjeshur e bëri të pamundur vazhdimin e lidhjes: “Nuk funksionoi sepse unë nuk isha kurrë e disponueshme. Isha si një fantazëm. Isha e mërzitur me veten dhe mendova se do të ishte më mirë sikur të ishim vetëm miq.”

22-vjeçarja deklaroi për revistën se ende nuk e ka provuar se çfarë është dashuria: “Kam pasur tërheqje të forta, por kurrë nuk kam ndjerë dashuri. Unë kam frikë të bie në dashuri dhe kjo është dobësia ime.”

Ndërsa Rob Kardashian e ka akuzuar Rita Orën se e ka tradhëtuar me më shumë se 20 meshkuj. Madje në një status në Twitter (që më pas e ka fshirë) ai shkroi se e ka lënë shtatzënë Rita Orën.

Top Channel