Rob Kardashian: Statuset e mia, jo për Rita Orën

05/12/2012 00:00

Rob Kardashian mohoi se statuset e postuara prej tij pak ditë më parë në Twitter me akuzat për tradhëti, i drejtoheshin këngëtares Rita Ora.

Pak ditë më parë, Rob postoi një seri statusesh në profilin e tij në rrjetin social ku “akuzonte ish të dashurën e tij se e kishte tradhëtuar me të paktën 20 meshkuj në harkun kohor të një viti”.

Të gjithë nënkuptuan se në statuset e tij, pavarësisht se nuk përmendej emri, bëhej fjalë për Rita Orën, këngëtaren britanike me origjinë shqiptare.

Të martën, Rob “sqaroi” gjithcka duke shkruajtur:

“Sa për të qenë të qartë, unë nuk kam përmendur kurrë Rita Orën në asnjë prej statuseve të mia këtu. Dhe fjalën “whore” unë nuk mund të shqiptoj kurrë. Unë i respektoj femrat”, thotë ai.

Më tej, pinjolli i familjes Kardashian, e famshme për show-n e motrave, Kim, Kourtney dhe Khloe shkruan se statuset e tij lidheshin me tjetër kënd, por sërish pa përmendur emra.

Justifikimi i tij nuk bind fansat e Rita Orës dhe mediat gossip në Shtetet e Bashkuara që mendojnë se është një alibi jobindëse e shkruajtur prej tij për t’u shpëtuar kritikave.

TMZ shkruan se pavarësisht se nuk e dimë me siguri se për kë bëhej fjalë, duket se postime të tilla, në të njëjtën ditë kur Rita njoftoi ndarjen prej tij, sërish lënë dyshime.

Top Channel