Topi i Artë 2012, “poker” i Messi-t

07/01/2013 00:00

Ashtu sic edhe pritej Lionel Messi është fituesi i Topit të Artë 2012. Cmimi iu dorëzua futbollistit në ceremoninë e zhvilluar mbrëmjen e së hënës në Zyrih të Zvicrës.

Messi fitoi cmimin prestigjoz duke mposhtur dy kandidatët e tjerë, Ronaldo dhe Iniesta. Ky është cmimi i katërt radhazi për asin argjentinas që në 2012 theu edhe rekordin e golashënuesit më të mirë në një vit kalendarik, rekord ky që mbahej prej vitesh nga legjenda gjermane, Gerd Muller. Me “pokerin” në këtë trofe, “Pleshti” hyn në histori si askush tjetër më parë.

Ndërkohë, në garë për cmimin si trajneri më i mirë i 2012-ës ishin trajneri i Realit të Madridit, Jose Mourinho, ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola dhe trajneri i Spanjës, Vicent Del Bosque. Del Bosque, që në 2012 rishpalli kampione europe Spanjën, triumfoi përballë dy rivalëve të tij.

Në ceremoni u përzgjodh edhe skuadra e vitit e cila përbëhet: në portë, Kasijas, në mbrojtje: Dani Alves, Gerard Pique, Sergio Ramos, Marcelo; në mesfushë: Xavi Alonso, Xavi Hernandez, Andres Iniesta dhe në sulm Messi, Falcao, Cristiano Ronaldo.

Topi i Artë 2012 në futbollin për femra u diskutua mes futbollistes braziliane Marta dhe dy amerikaneve, Alex Morgan dhe Abby Wambach. Cmimin e fitoi amerikania Abby Wambach.

Trajneri i vitit për futbollin femëror shkoi për suedezen Pia Sundhage, ish-trajnere e kombëtares së SHBA-së e cila mposhti në këtë garë Bruno Pinin të Francës dhe Norio Sasaki të Japonisë.

Ndërkohë, Franz Beckenbauer mori cmimin honorar si “Presidenti i Vitit”, cmim që jepet nga FIFA që prej vitit 2001 që nderon personat dhe institucionet të cilat kontribuojnë në përmirësimin e futbollit pa u përpjekur për ta monopolizuar atë.

Cmimi “Fair Play” u diskutua mes skuadrës turke, Eskisehirspor për ‘fair-play’ e treguar në ndeshjet eliminatore të Ligës së Europës përballë skocezëve të St. Johnston, federatës uzbeke të futbollit dhe federatës së futbollit të Guatemalës. Cmimi shkoi për Federatën e Futbollit të Uzbekistanit.

Cmimi “Pushkash” njohur ndryshe si goli më i bukur i vitit u diskutua mes Falcaos (Atl. Madrid), Miroslav Stoch (Fenerbahce) dhe Neymar (Santos). Goli i shënuar nga Stoch në sfidën mes Fenerbahces dhe Genclerbirligit në Superligën turke më 3 mars të 2012, u përzgjodh si goli më i bukur.

Top Channel