Pedro: Messi? Lojtari më i mirë në histori

08/01/2013 16:00

Pedro Rodriguez, sulmuesi i Barcelonës, përgëzoi shokun e tij të skuadrës, Leo Messi, për Topin e Artë të fituar të hënën, i cili ishte i katërti radhazi për yllin argjentinas.

“Kam fatin e madh që stërvitem çdo ditë me një futbollist si Messi. Është lojtari më i mirë në historinë e futbollit. Është lojtar i madh dhe njeri i shkëlqyer. Nuk i jep rëndësi trofeve që fiton dhe kjo është shumë e rëndësishme. Do i tregoj fëmijëve të mi që kam luajtur me futbollistin më të mirë që ka parë bota”, theksoi sulmuesi spanjoll.

“Shpresojmë që Messi të vazhdojë me këto ritme sepse për Barcelonën është një lojtar shumë i rëndësishëm”, shtoi Pedro, i cili nuk harroi të përmendte edhe shokët e tjerë të skuadrës si Xavi dhe Iniesta.

“Janë lojtarë që gjithmonë gjenden mes më të mirëve të vitit, me një karrierë të mbushur me tituj. Do të më pëlqente që edhe ata të fitonin një Top të Artë sepse janë spanjollë, por Leo e meritoi çmimin”, nënvizoi Pedro.

 

Top Channel