Serbia e trajton Kosovën në bazë të rezolutës 1244 dhe institucionet e saj quhen ende të përkohshme.

Kuvendi Serb, të shtunën do të miratojë dy dokumentet e tij për Kosovën, njëri prej të cilëve do të jetë sekret pasi është platformë bisedimesh.

Në tekstin e bërë publik nga qeveria rezoluta ka shtatë pika dhe disa nën pika, në bazë të së cilës do të bisedohet me IPVQ apo siç quheshin Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës, një emërtim që ka pushuar së funksionuari që para shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Serbia, kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, qëllimi i bisedimeve është që komuniteti serb, por edhe komunitetet tera në Kosovë e Metohi të mund të forcojnë, të rriten dhe jetojnë në paqe e siguri, thuhet në rezolutë.

Serbia duket se është përkujdesur që ta bëjë të qartë për bashkësinë ndërkombëtare se përse është duke biseduar dhe në pikën G të paragrafit 1, thuhet se bisedimet duhet të japin kontribut për integrimin e Serbisë.

Në bisedime, do të konsultohen në vazhdimësi serbët e Kosovës. Do të kërkohet një zgjidhje afatgjatë dhe paqësore.

Top Channel