Partia Socialiste ngre tek trupa diplomatike në Tiranë alarmin për
kërcënimin e zgjedhjeve nga vendime të njëanshme të institucioneve, siç i
cilëson forca më e madhe opozitare në vend. .

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në selinë rozë Damian Gjiknuri ka thirrur në takim përfaqësues të ambasadave të BE-së në Tiranë, Ambasades Amerikane dhe OSBE-se, ku i ka vene ne dijeni per vendimin e paligjshem siç tha, të Kolegjit Zgjedhor për ndarjen e ZAZ-ve dhe tentativën e Administratës së KQZ-së për çështjen e mandateve, ku po kërkohet të lihet në fuqi shpërndarja e deputetëve të 2009.

“Nuk mund të shkohet në garë elektorale me mandate që nuk përfaqësojnë barazinë e përfaqësimit, pra do të thotë që të jenë në proporcion me shtetasit kudo që ndodhen dhe kjo është një çështje që meriton vëmendje dhe nuk mund të anashkalohet KQZ-ja dhe as Kuvendi të mund të përdorë mandate të vitit 2009 për t’i përdorur për mandatet e reja për zgjedhjet e vitit 2013. Eshtë një çështje që është shumë e rrezikshme do të jetë një ilegalitet që në fillim i zgjedhjeve gjë që do t’i vërë në diskutim zgjedhjet nga kushdo”, tha Gjiknuri.
 
Per Gjiknurin, shkresa që sekretarja e KQZ-së i ka derguar Kuvendit, ku i kerkon ndarjen prej legjislativit te mandateve ka vetëm një shpjegim, që është edhe shqetësimi i deklaruar i ndërkombëtarëve.

“Po provohet edhe njëherë që administrata e KQZ-së është totalisht e politizuar”, tha Gjiknuri.

Selia roze ne ndryshim nga PD është e qendrimit se Parlamenti nuk mund te beje ndarjen e mandatave pasi ligji ia ka dhënë këtë kompetencë KQZ-së.

“Nuk është ezautuar afati ligjor për ndarjen e mandateve. Afati i fundit është 7 marsi”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri tha se uron qe Parlamenti te mos e ndërmarrë një akt antikushtetues per mandatet. Ne rast te kundert, ai tha se opozita do te shohe te te rruget perfshi edhe Gjykaten Kushtetuese per te mos lejuar qe ne nisje nje proces qe nuk garanton barazine e votes.

Top Channel