Guardiola zgjedh Bayern Munchen

15/01/2013 05:00

Jo Anglisë! Mes Roman Abramovich dhe sheikut Mansour, Pep Guardiola zgjedh Gjermaninë dhe bie dakord me Bayern Munchen.

Sipas zërave të fundit, ish-trajneri i Barcelonës ka arritur tashmë një marrëveshje me klubin bavarez për sezonin e ardhshëm. Asnjë firmë me Chelsea-n, aq më pak me Manchester City-n apo United. Tekniku katalanas, me shumë mundësi, do të rinisë nga Bundesliga.

Gjatë ditëve të kaluara, vet trajneri zyrtarizoi rikthimin e tij në pankinë: “Do të nis të drejtoj, sepse jam i ri, vetëm 41 vjeç. Nuk kam ende një skuadër, por do të rikthehem në pankinë”.

Guardiola, me rastin e dhënies së trofeut të katërt të “Topit të Artë” Lionel Messi-t, u përgjigj edhe mbi një pyetje direkte mbi gjermanët: “Bayern ka një trajner të madh si Jupp Heynckes”.

Në atë moment fliste për të tashmen, tekniku katalanas, sepse e ardhmja, në Bavari duket se është e tij.

Top Channel