Franca rrit praninë ushtarake në Mali

15/01/2013 00:00

Franca do të shtojë trupat në Mali, në mbështetje të 750 ushtarëve, që
ndodhen tashmë në këtë vend për t’i bërë balle rebeleve islamike.

Presidenti francez François Hollande gjatë vizitës në bazën ushtarake të njohur si “Kampi i Paqes” në Abu Dabi, tha se sulmet ajrore, mbremjen e se  henës arritën objektivin e tyre.

Një prej shenjestrave ishte qyteti i Diabalit, ku militantet shtrine kontrollin një ditë më parë. Dëshmitarët në Diabali folën për sulme të fuqishme ajrore, ndërsa një burim i sigurisë së Malit tha se të pakten pese islamike u vranë dhe shumë të tjere u plagosën.

Sipas Presidentit François Hollande  bashkëpunimi mes trupave franceze dhe atyre afrikane do te kerkojë një jave. Numri i kontigjentit francez pritet te arrijë deri në 2500, ditët në vazhdim. Rreth 30 tanke dhe autoblinda hynë në Mali nga Bregu i Fildishte, të shoqëruar nga helikoptere.

Korrespondenti i BBC-se në Bamako, Mark Dojli tha se Franca kërkon përforcime nga aleatet afrikano-perendimorë, sa më shpejt të jerë e mundur. Ai raportoi se gjeneralet e ushtrive rajonale pritet te takohen ne kryeqytetin e Malit, për të diskutuar nevojen per armatime dhe ndërthurjes funksionale me trupat franceze.

Nigeria do te udheheqe perpjekjet rajonale, me 600 ushtare. Benini, Burkina Faso, Gana, Nigeri, Senegali dhe Togo kane garatuar ndihme në trupa, ndersa Britania e Madhe, avione per transportimin e trupave. Forca afrikane do te zhvendoset ne Mali, mbeshtetur mbi rezoluten 20/85 të Këshillit të Sigurimit, e miratuar në Dhjetor e cila lejon një mision prej 3000 trupash në Mali.

Franca nisi ndërhyrjen ushtarake të premten për të penguar avancimin e rebeleve islamike në jug të Malit. Bilanci i operacionit ushtarak prej kesaj dite eshte 11 ushtare te Malit te vrare dhe mbi 100 militante islamike.Të hënën në mbremje Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi unanimisht nderhyrjen ushtarake franceze.

Top Channel