Guardiola tek Bajerni? Asgjë e vërtetë

15/01/2013 00:00

“Guardiola tek Bajerni? Broçkulla!” Skuadra bavareze ka reaguar ndaj zërave që qarkullojnë së fundmi në mediat për një marrëveshje mes teknikut spanjoll dhe skuadrës gjermane.

“S’ka asgjë të vërtetë. Para se të vlerësojmë se kush do të ulet në pankinën e Bajernit për vitin e ardhshëm, ne do të bisedojmë njëherë me trajnerin aktual, Jupp Heynckes kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit. Megjithatë, ne nuk do të presim fundin e sezonit për të siguruar trajnerin dhe mendoj se diku nga muaji mars do të zbardhet gjithcka”, deklaroi drejtori i komunikimit me median i skuadrës bavareze, Markus Hoerwick.

Sipas zërave të fundit, ish-trajneri i Barcelonës ka arritur tashmë një marrëveshje me klubin bavarez për sezonin e ardhshëm.

Gjermani apo Angli asgjë nuk është e sigurtë, e sigurtë është që Pep është i vendosur të rikthehet vitin e ardhshëm. “Do të nis të drejtoj, sepse jam i ri, vetëm 41 vjeç. Nuk kam ende një skuadër, por do të rikthehem në pankinë”, deklaroi ai pak ditë më parë.

Top Channel