Franca intensifikon luftën në Mali

16/01/2013 00:00

Franca ka intensifikuar operacionet ushtarake në Mali dhe vec bombardimeve nga ajri të bazave të rrebelëve, ka nisur fushatën në terren.

Zëdhënës të ushtrisë franceze dhe të asaj të Malit bënë me dije se kanë ndërmarrë një ofensivë të përbashkët për të rimarrë kontrollin e qytetit të Diabaly-t, 350 kilometër në veri të kryeqyteti Bamako.

Pjesa më e madhe trupave në mision janë të qeverisë së vendit afrikano-perëndimor të mbështetura nga trupat e vendeve fqinje dhe nga forcat speciale franceze. Qyteti ra në duart e rrebëlëve ditën e hënë, 3 ditë pas përfshirjes së Parisit në konflikt.

Po të hënën, Franca mori mbështetjen nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ndërsa vendet perëndimore po shqyrtojnë mundësinë e ndihmës luftarake. Britania vuri në dispozicion avionët e saj transportues ushtarakë.

Të martën zyrtarë të ushtrisë franceze kanë mohuar deklaratat e mëparshme të ushtrisë maliane se qyteti qendror i Konna-s është rimarrë nga forcat qeveritare.

Në mars dhe prill të vitit të kaluar, ekstremistët islamikë dhe se rebelët laikë Tuareg pushtuan qendrat kryesore të populluara në veri të Malit. Më tej, radikalët fetarë, që kanë lidhje edhe me al-Qaeda-n, morën në kontroll dhe imponuan një formë të ashpër të ligjit Sharia.

Ndërkohë, forcat e Afrikës Perëndimore kanë nisur planet për të rivënë në kontroll të qeverisë së Malit veriun e vendit. Rebelët nisën të lëviznin drejt jugut. Ishte pikërisht marrja e qytetit tepër të rëndësishëm strategjik të Konna-s nga rebelët, të enjten e kaluar ajo që detyroi ushtrinë franceze të ndërhynte.

Top Channel