Rita Ora, në plazh me Snoop Dogg

16/01/2013 16:40

Rita Ora dhe Snoop Dogg miksuan punën dhe argëtimin, në turin e tyre të përbashkët në Tajlandë.

Këngëtarja me origjinë kosovare dhe reperi me famë ndërkombëtare mbajtën një koncert të përbashkët, i cili tërhoqi dhjetëra-mijëra fansa në atë që u konsiderua nga mediat vendase si një prej mbrëmjeve më të paharrueshme muzikore ndonjëherë.

Një ditë pas këtij koncerti, Rita dhe Snoop u fotografuan në një prej destinacioneve më piktoreskë tajlandeze, në një plazh me një panoramë të mrekullueshme, duke shijuar detin, diellin dhe nxehtësinë e temperaturave mbi 30 gradë.

Besohet se 22-vjeçarja dhe reperi amerikan janë duke bashkëpunuar për albumin e tyre të ardhshëm dhe burime pranë tyre kanë thënë se “Boddy Bam Bam Bam” do të jetë titulli i një kënge që do të lëshojnë shumë shpejt në tregun muzikor.

Muaji janar duket se ka qenë me të vërtetë i shkëlqyer për Ritën, e cila është shkëputur nga dimri i ftohtë europian, duke shijuar plazhet e vendeve ekzotike, me Dubain që ishte i pari në listën e destiancioneve të vizituara në 2013-n dhe tashmë pasuar nga Tajlanda.

Top Channel