Brukseli është duke ndjekur me vëmendje fazën parapërgatitore të
zgjedhjeve që lidhet ngushtësisht me punën dhe vendimet e deritanishme
të KQZ. Kjo u la të kuptohet nga prononcimi kreut të delegacionit të
BE-së në Tiranë, Ettore Sequi.

“Për ne rëndësia e zgjedhjeve është tepër e rëndësishme. Eshtë mëse e qartë kur flasim për zgjedhjet nuk flasim vetëm për ditën. Përgatitjet janë shumë të rëndësishme. Eshtë tepër e qartë që KQZ ka një rol kyc për të siguruar mbarevajtjen e zgjedhjeve. Në fund të vitit të kaluar takova, me kryetaren dhe nënkryetarin dhe kam  besim në profesionalizmin e tyre.Eshtë e qartë se vendimet e KQZ-se janë shumë të rëndësishme për procesin. Në shumë raste vendimet e KQZ-së kërkojnë konsensusin që duhet të ketë vetë KQZ-së. Këndvështimin e BE-së, ky organ nuk duhet të ndikohet  nga ndonjë lloj presioni apo ndërhyrje politike”, thotë Sequi.
 
Sequi nuk harroi të përmend një fjali standarde artikuluar sa herë në Shqipëri ka zgjedhje nga përfaqësuesit ndërkombëtar kur deklaroi se “kemi besim se KQZ-së, duke marrë të gjitha masat për përgatijen e zgjedhjeve me qëllim që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, sipas standardeve të BE-së. ‘Bashkimi Europian,- theksoi Sequi,- beson se shqiptarët e meritojnë këtë’.

Top Channel