Algjeri, vriten 35 pengje, 15 rrëmbyes

17/01/2013 00:00

Një operacion i pasuksesshem i ushtrisë algjeriane per lirimin e disa dhjetera pengjesh, punonjes te nje impinati gazi ne Algjerine juglindore shkaktoi vdekjen e 50 personave, 35 pengjeve dhe 15 rrembyesve, konfirmuan pasditen e se enjtes mediat nderkombetare.

Agjensia Algjeriane e Lajmeve informoi se kater pengje jane liruar, por pranoi se operacioni eshte shoqeruar me “humbje te konsiderueshme jetesh”, pa saktesuar nje numer ekzakt.

Rrjetet e medha nderkombetare, si “BBC”, “CNN” apo agjensite “AFP”, “ANSA” e “RIA Novosti” percaktojne te gjitha ne 35 numrin e pengjeve te vrare deri ne oren 17:00.

Aktualisht, ushtarët algjerianë po mbajne të rrethuar impiantin në afërsi të lokalitetit Ain Amenas, të cilin militantët e pushtuan ditën e mërkurë, pasi vranë një shtetas britanik dhe një algjerian.


Foto: Xhihadisti Mokhtar Belmokhtar, i lidhur ngushtesisht me deget e Al-Kaedes ne Afriken Veriore, besohet se eshte njeriu qe ideoi dhe realizoi pengmarrjen

Militantët thanë për mediat lokale se forcat ushtarake algjerianë kishin hapur zjarr nga ajri.

Sipas raporteve te para te pakonfirmuara, dyshohet se vrasja e pengjeve ndodhi kur autoritetet qelluan nje autobus, me te cilin pengmarresit po perpiqeshin te largoheshin nga rrethimi i forcave speciale se bashku me pengjet.

Ministri i Brendshëm algjerian Daho Ould Kabila tha më herët se pengmarrësit ishin algjerianë që vepronin nën urdhërat e Mokhtar Belmokhtar, një ish-komandant i Al Kaedës në degën e Magrebit Islamik.


Foto: Impianti i gazit ku u konsumua tragjedia

Edhe një banor lokal tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se ka pasur shumë viktima.

Nderkohe, nje agjensi lajmesh ne Mauritanine fqinje informoi se me militantet e mbetur gjalle mbeten ende edhe shtata pengje, ndersa operacioni i forcave speciale algjeriane eshte ende ne zhvillim.



Foto: Rruga hyrese per ne impiantin e gazit

Ne total, besohet se militantet pengmoren 45 persona, midis te cileve amerikane, britanike, japoneze, franceze, norvegjeze dhe malajziane. Midis punonjesve te impiantit te gazit te rrembyer ndodheshin edhe disa vendas, por ata u lane te lire ne vijim prej pengmarresve.


Foto: Harta e Algjerise, ku mund te shquhet Ain Amenasi, prane kufirit algjeriano-libian

Top Channel