Çiklizmi në lojërat olimpike

17/01/2013 00:00

Unioni Ndërkombëtar i Ciklizmit hedh poshtë zërat që u përhapën së fundmi për përjashtimin e sportit të ciklizmit nga Lojërat Olimpike të Rio de Zhaneiros në vitin 2016.

Ai që e deklaroi këtë ishte zv/presidenti i institucionit më të lartë të këtij sporti, artur Lopes në një intervistë për një televizion portugez.

Hipotezën për heqjen e ciklizmit nga Lojërat e ardhshme Olimpike e hodhi ish-presidenti i Agjencisë Botërore Anti-doping, Dik Paund i cili mori shkas nga skandalet e  viteve të fundit në këtë sport me përdorimin e dopingut ku rasti më i fundit ishte ai i Lens Armstrong.

Amerikani, në një intervistë me Oprah Uinfri pranoi më në fund se gjatë karrierës së tij kishte përdorur substanca të ndaluara, gjë e cila u përmend edhe në intervistën e Lopes.

“Kam folur me presidentin e UCI dhe ai deklaroi se nëse Armstrong kishte dicka për të thënë duhet ta bëjë përballë një komisioni të pavarur-tha Lopes-nëse nuk e bën këtë, atëherë duhet të bashkëpunojë për të qartësuar gjithcka që duhet që të merren edhe masat ndëshkuese.

Top Channel