Rreziku i fushatës në Mali

17/01/2013 00:00

Në kohën kur militantët islamikë krijonin me durim bazën e tyre në veriun e Malit përgjatë gjithë vitit të kaluar, zyrtarët në Uashington, Paris e kryeqytetet afrikane pajtoheshin mbi një parim: trupat afrikane e jo ushtarët europianë apo amerikanë duhet të ishin ata që do të drejtonin betejën në Mali.

Por sulmi i befasishem francez i se premtes, qe synonte frenimin e avancimit te islamikeve, i anashkaloi te tilla plane e shkaktoi nje reaksion zinxhir, i cili kulmoi te merkuren me mesymjen e nje fushe gazmbajtese ne Algjeri te kontrolluar nga kompani te huaja.

Ky sulm bart ne vetvevete kercenimin e perhapjes se dhunes ne te gjithe rajonin e varfer ndersa rrezikon t’i zhyse qeverite perendimore akoma me thelle ne luftime. Por rrjedha e shpejte e eventeve ka maskuar faktin se zyrtaret ne Uashington vazhdojne te ushqejne bindjen se grupet militante kane krijuar nje parajse te sigurte ne Mali, ndersa disa mendojne se nje pjese e ketyre organizmave perbejne kercenim per Shtetet e Bashkuara.

Situata e pengjeve ne Algjeri vetem sa i ka shtuar shqetesimet se nderhyrja ushtarake e perendimit nuk do te beje gje tjeter vecse do t’i transformoje grupet militante dikur te perqendruara vetem tek interesat rajonale ne armiq te betuar te Amerikes, me fjale te tjera, perplasjet mund te rezultojne shume me te renda nga sa ishte kercenimi fillestar.

Kjo ka qene nje nga arsyet kryesore perse administrata e Obames adoptoi vitin e kaluar nje strategji per frenimin e islamikeve ne Mali derisa trupat afrikane te ishin te gatshme t’i kunderviheshin, ne vend qe t’i sfidonte drejtperdresedrejti me nje fushate ushtarake sulmesh ajrore apo njesitesh komando.

Ekspertet mendojne se eshte ende shpejt per te gjykuar impaktin qe do te kete ofensiva franceze ne kete vend, por episodi i pengmarrjes ne Algjeri, sipas tyre, mund te shenoje vetem fillimin e nje vale sulmesh kunder te huajve ne rajon.

Top Channel