Algjeri, mister fati i pengjeve

18/01/2013 00:00

Informacionet mbi operacionin e forcave speciale algjeriane për të liruar mbi 40 pengjet, kryesisht të huaj, të rrëmbyer nga ekstremistët islamikë në një vendburim nafte në jug-lindje të Algjerisë, vijojnë të mbeten kundërshtuese.

Operacioni u ndërmor ditën e enjte dhe fillimisht u përfol për 35 pengje dhe 15 militantë të vrarë, ndërkohë që të premten BBC raporton se për disa pengje të liruar, ndërkohë që për fatin e pjesës më të madhe të tyre, nuk dihet asgjë. Shumë besojnë se janë vrarë, të tjerë thonë se rrebëlët bashkë me pengjet kanë mundur të cajnë rrethimin e ushtrisë algjeriane dhe janë zhvendosur tjetërkund.

Rrebelët sulmuan pikën e naftënxjerrëse në In Amenas ditën e mërkurë. Ata njoftuan për marrjen peng të 41 persona, mes të cilëve shtetas amerikanë, britanikë, norvegjezë, japonezë dhe algjerianë.

Qeveria britanike njoftoi se po përgatitet për lajmin e keq të humbjes së jetës “të shumë” shtetasve të saj, ndërsa zyrtarët në Uashington njoftuan se pesë shtetas amerikanë i shpëtuan pengamarrësve dhe janë riatdhesuar.

Ministri i Brendshëm algjerian Daho Ould Kabila tha se pengmarrësit ishin algjerianë që vepronin nën urdhërat e Mokhtar Belmokhtar, një ish-komandant i Al Kaedës në degën e Magrebit Islamik duke hedhur poshtë pretendimet se ekstremistët kishin hyrë në Algjeri nga Mali, ku rebelët kanë nën kontroll gjysmën e këtij vendi.

Top Channel