Heynckes propozoi Guardiolën si pasardhës

18/01/2013 15:35

Quique Reyes, menaxheri i Jupp Heynckes, ka theksuar për ‘tuttomercatoweb’ se Jupp Heynckes nuk është i mërzitur për faktin se është lajmëruar që tani zëvendësimi i tij me Pep Guardiolën në stolin e Bayern Munchen sapo të përfundojë sezoni aktual.

Reyes madje shtoi se ishte pikërisht klienti i tij ai që propozoi ish-teknikun e Barcelonës për stolin e klubit bavarez.

“Jupp nuk është aspak i mërzitur. Ishte pikërisht ai që i propozoi drejtuesve emrin e Guardiolës për ta zëvendësuar”, deklaroi menaxheri i teknikut veteran gjerman.

Më tej ai shtoi se Heynckes do të mirëpriste vetëm një ofertë nga kombëtarja gjermane: “Mbush 69 vjeç dhe do të jetë sërish trajner vetëm po iu ofrua stoli i Gjermanisë.”

Top Channel