Rita Ora ndodhet në Tajlandë ku po xhiron videoklipin e këngës së saj të re dhe ka përfituar për të bërë foto e hipur në një elefant.

Këngëtarja kosovare shkroi gjithashtu në Twitter se katër ditët e fundit të kaluara në Tajlandë kanë qenë “surreale” për të.

“Para se të largohem, dua të them se ditët që kam kaluar në Tajlandë me Snoop Lion kanë qenë një eksperiencë surreale për mua.”

Gjithashtu 22-vjeçarja theksoi se ishte shumë e frikësuar pranë elefantëve: “Nuk kam qenë kurrë më parë aq e frikësuar… por edhe në paqe me veten.”

Rita Ora ka bashkëpunuar me reperin Snoop Lion për një nga këngët e albumit të saj të ardhshëm.

Top Channel