Përforcimet në ndihmë të Francës në Mali

19/01/2013 00:00

Trupat e forcës afrikano-perëndimore do të mbërrijnë në Mali brenda disa ditësh për të ndihmuar operacionin francez kundër rebelëve islamikë.

Lajmin e  konfirmoi për BBC-në komandanti i kësaj force, gjeneral Shehu Abdulkadir, ndërsa krerët ushtarakë rajonale u mblodhën në kryeqytetin e vendit Bamako për të diskutuar mbi situatën.

Franca ka gati 800 trupa, por sipas disa raporteve në media, pritet ta trefishojë numrin e ushtarëve të dërguar atje, duke e cuar gradualisht në 2.500.

Sulmet ajrore franceze kanë vazhduar për të pestën ditë me qëllimin të frenohet avancimi i rebelëve në jug. Një ditë më parë, Shtetet e Bashkuara njoftuan se po përgatiten t’i ofrojnë Francës mbështetje logjistike.

Top Channel