Papa jep dorëheqjen

11/02/2013 00:00

Papa Benedikti i 16-të do të lërë Papatin më 28 shkurt. Njoftimin e ka dhënë vetë Ati i Shenjtë, në latinisht.

Papa ka shpjeguar se prej disa kohësh kishte nisur të ndjente peshën e detyrës dhe pasi e kishte menduar gjerë e gjatë kishte marrë vendimin për të mirën e Kishës. “Fuqia dhe mosha e avancuar, nuk janë aq të volitshme për të ushtruar detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme”, është shprehur Papa Benedikti.”Të dashur vëllezër, ju falenderoj me zemër për të gjithë dashurinë dhe bashkëpunimin që më keni ofruar këto vite dhe kërkoj falje për të gjithë defektet e mia”, u shpreh Papa.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Vatikani, i cili siguron se vendi bosh do të qëndrojë i tillë për një kohë tepër të shkurtër.

Joseph Ratzinger ka lindur në 16 prill të vitit 1927 dhe u zgjodh Papë nga konklava e zhvilluar në 19 prill të vitit 2005, fill pas vdekjes së Gjon Palit II.

“Një rrufe në qiell të hapur”, kështu u shpreh kardinali Angelo Sodano pas marrjes së lajmit. Rreth një orë pas dhënies së lajmit, drejtori i sallës së shtypit të Selisë së Shenjtë, Federico Lombardi pranon se është i cuditur nga vendimi, por shton se fuqia e Papës muajt e fundit ka rënë dhe këtë e kanë vënë re edhe bashkëpunëtorët e tij.

Vëllai i Papës, Georg Ratzinger ka thënë për mediat gjermane se mjeku i Benediktit të 16-të i ka këshilluar Atit të Shenjtë që të mos bëjë udhëtime të gjata.

Lajmi i largimit të Papës, ka bërë në pak minuta xhiron e botës. Ka qenë agjencia e lajmeve ANSA që e dha e para lajmin, e ndjekur më pas nëpër botë nga Reuters, CNN, Al Arabiya, France Presse dhe britaniket Telegraph e BBC.

8 vite në krye të Vatikanit    

Është shumë e rrallë dorëheqja e një Papë, por jo diçka që ndodh për herë të parë. Në Mesjete, Papa Celestin i V-të vendosi ta lërë detyrën më 1294, pas pesë muajsh në detyrë.

Ai vdiq dy vjet më vonë, si një vetmitar. Papa i fundit që ka dhënë dorëheqjen ishte Gregori XII më 1415. Në fakt ekziston një klauzolë në ligjin kanunor të Kishës, i cili thotë se doreheqja është e vlefshme nëse behet me vullnet të lirë.

Kur mori detyrën në 2005, Benedikti i XVI ishte 78 vjec dhe hyri në histori si një nga Papët më të vjetër në histori. Profesori i pianos, Kardinali Joseph Ratchinger kishte menduar te terhiqej kur Papa Gjon Pali i Dytë vdiq në vitin 2005. Ai kishte deklaruar se nuk do te kishte dashur kurrë të behej Papë. Por nese vetem nje moment do të kishin perfytyruar kete qe ndodhi, ata qe e zgjodhën do të ishin menduar dy here.

Ishte ai, Benedikti i XVI qe mori direkun e anijes perballe skandalit me te madh, me te cilin ishte perballur Kisha Katolike, ate te pedofilise se prifterinjve. Akuzat me te renda ishin se pervec dioqezave edhe vetë Vatikani kishte mbuluar shume prej rasteve, duke i shpetuar prifterinjte nga denimet, ose duke i caktuar ne poste te tjera ku vazhduan abuzimet.

Kisha pranoi pergjegjesine, ndersa Benedikti XVI nënvizoi ate qe e quajti “mekati brenda saj”. Perpara Papati, Kardinali Ratcinger kaloi 24 vjet si nje prej figurave te rendesishme te Vatikanit, ne krye te Kongregacionin per Doktrinen e besimit, e njohur dikur si Zyra e Shenjte e Inkuizicionit. Ai njihet si “Rotvajleri i Zotit” shprehje e besnikerise per doktrinen katolike. Kritiket thane se nuk rroku rendesine e krimeve te kryera brenda kishes, per te cilat kurre s’foli hapur. Por per mbeshtetesit ai ka bere me shume se cdo Pape tjeter per t’u perballur me abuzimet e prifterinjve.

I lindur ne Bavari ne nje familje fermeresh, Ratcinger mesoi shume gjuhe dhe ishte apasionuar pas kompozitoreve te medhenj, Moxartit dhe Bethovenit. Kur ishte 14 vjec iu bashkua rinise hitleriane, sic u kerkohej gjermaneve, ne ate kohe. Por pavaresisht te shkuares se tij, ne pozicionin e kreut te Kishes Katolike, ai zuri vendin e nje njeri karizmatik si Papa Gjon Pali i Dyte, trashegimnine e te cilit nuk u perpoq ta rivalizonte .

Ai eshte cilesuar si njeri i bute dhe i perulur, por me nje moral te forte dhe te palekundur. Mendimi i tij se Kisha duhet te vije nga besimi absolut tek Zoti dhe te mos tronditet nga ererat e ndryshme, indinjoi jo pak ata qe mendonin se Kisha Katolike duhet te modernizohet. Ishte kjo arsyeja se shume prej perkrahesve te tij pane tek Papa Bendikti i XVI-te, njeriun e vetem per ta drejtuar Kishen ne keto kohe sfidash.

 

Top Channel