Kush do të jetë Papa i ardhshëm?

11/02/2013 18:00

Me Benediktin e XVI që do të largohet në 28 shkurt, Vatikani përgatitet për procedurat që do të çojnë në përzgjedhjen e Atit të ri të Shenjtë.

A do të jetë Papa i ardhshëm italian apo për herë të parë Vatikani do të drejtohet nga një Papë me ngjyrë?

Këta janë kandidatët më të mundshëm për të zëvendësuar Benediktin XVI.

Kardinali Peter Kodwo Appiah Turkson (mosha: 64 vjeç, shtetësia: Ganë)
Një prej favoritëve për të zëvendësuar Benediktin XVI, Turkson favorizon përdorimin e prezervatitëve në martesat ku njëri prej partnerëve është i prekur nga AIDS ose një sëmundje tjetër seksualisht e transmetueshme.

Kardinali Marc Ouellet (68 vjeç, Kanada)
I emëruar kardinal nga Papa Gjon Pali i Dytë, Ouellet beson se aborti është i pajustifikueshëm, përfshirë edhe rastet e përdhunimeve.

Kardinali Francis Arinze (80 vjeç, Nigeri)
Një tjetër kandidat me ngjyrë, Arinze u zgjodh kardinal nga Papa Gjon Pali i Dytë dhe ndan pikëpamje ekstreme konservatore mbi planifikimin familjar dhe abortin.

Kardinali Angelo Scola (71 vjeç, Itali)
I emëruar kardinal nga Papa Benedikti XVI, 71-vjeçari ka profilin e një diplomati, dëshiron të punojë më afër me islamin dhe të mbështesë të krishterët e Lindjes së Mesme.

Kardinali Oscar Rodriguez Maradiaga (70 vjeç, Honduras)
I zgjedhur kardinal nga Papa Gjon Pali i Dytë, Maradiaga shquhet për pikëpamje më liberale rreth abortit, por është një kundërshtar i ashpër i martesave homoseksuale dhe kritikoi këngëtarin Ricky Martin, për vendimin e pasjes së një fëmije duke përdorur një nënë të rastësishme.

Kardinali Tarçisio Bertone (78 vjeç, Itali)
I ngritur në kardinal nga Papa Gjon Pali i Dytë, Bertone u bë i njohur pasi akuzoi depërtimin e homoseksualëve në radhët e kishës, për skandalin e pedofilisë që preku disa priftërinj.

Kardinali Angelo Barnasko (70 vjeç, Itali)
I emëruar kardinal nga Papa Benedikti XVI, ai është një prej figurave më energjike mes kardinalëve, ndonëse është ndër prurjet e fundit mes tyre. Në të shkuarën, 70-vjeçari është shprehur me tone të ashpra kundër abortit, përdorimit të mjeteve të parandalimit të shtatzanisë dhe ka shprehu neveri për martesat e të njëjtës gjini.

Kardinali Jorge Mario Bergoglio (77 vjeç, Argjentinë)
I zgjedhur kardinal nga Papa Gjon Pali i Dytë, Bergoglio ndan pikëpamje të kundërta për abortin, eutanazisë dhe martesat e të njëjtës gjini, por ndryshe nga kardinalë të tjerë, ka bërë thirrje për të respektuar homoseksualët. Në vitin 2001, i lau këmbët 12 të sëmurëve me AIDS.

Kardinali Leandro Sandri (69 vjeç, Argjentinë)
I zgjedhur kardinal nga Benedikti XVI, Sandri është përfshirë disa herë në fushata për mbrojtjen e të krishterëve në e Lindjes së Mesme dhe vendet e tjera në botë ku katolikët përbëjnë pakicë.

Kardinali Christoph von Schonborn (68 vjeç Austri)
I zgjedhur kandidat nga Papa Gjon Pali i Dytë, një konservator, Schonborn është shprehur se përdorimi i prezervativëve mund të shihet si një e “keqe e domosdoshme”.

Top Channel