Pasuesi, Ratzinger do japë ndihmë nëse i kërkohet

12/02/2013 00:00

Papa Benedikti i XVI nuk do të ndërhyjë në zgjedhjen e pasuesit të tij
në krye të Vatikanit, pas vendimit tronditës se do të japë doreheqjen në
fund të muajit.

Duke folur për BBC-në, nga shtëpia e tij në Regensburg, vellai i Papes, Georg Ratzinger tha se Papa “do të japë ndihmën e tij” vetëm nëse kjo do të kërkohet.Papa i ardhshëm do të zgjidhet nga 117 anëtarë të Konklavës te cilët mblidhen në kapelën Sistinë në Vatikan, perpara Pashkës.

Analistët thonë se në krye të listës janë emrat europiane; si Arkipeshkvi i Milanos, Anxhelos Skola apo austriaku, Kristof Shoenbron, nxënës i Benediktit XVI-të. Kandidatë të tjërë mund të dalin edhe nga Afrika dhe Amerika Latine, me popullsi të madhe katolike. Mes emrave të përmendur janë Kardinali Peter Turkson i Ganës dhe ai i Nigerisë, Fransis Arinze.

Papa do të qendrojë në Kështjellën e Gandolfos, pasi te lere detyren dhe me pas do te qendrojë në një manastir murgjerisht, ku do të kalojë një periudhë lutjesh dhe reflektimi. Papa Benedikti I XVI-te ishte më i vjetri në historinë e Vatikanit.

Ai mori drejtimin e Kishës ne vitin 2005 pas vdekjes se Gjon Palit te Dyte, në një nga periudhat më të vështira kur ajo përballohej me skandalin e pedofilise se prifterinjve. Nje konservator teoligjik, perpara dhe gjate kryerjes se detyres, Papa ruajti qendrimin tradicional mbi homoseksualitetin apo priftereshat gra.

Top Channel