Ratzinger: Hoqa dorë në liri të plotë

13/02/2013 00:00

“I falenderoj të gjithë për dashurinë dhe për lutjet me të cilat me kanë
shoqëruar. Unë hoqa dorë në liri të plotë për të mirën e Kishës”.

Kjo është deklarata e Benediktit XVI në daljen e parë publike pas lajmit për dorëheqjen e tij.Mëngjesin e të mërkurës, kur hyri në sallën Pali VI në Vatikan, Ratzinger u prit me duatrokitje, ovacione dhe lot.

“E kam ndjerë fizikisht në këto ditë jo të lehta për mua, dashurinë që më keni sjellë. Lutuni për mua, për Kishën dhe për Papën e ardhshëm, Zoti do të na udhëheqë”, tha Ratzinger në fund të fjalimit të shkurtër para të pranishmëve, që ishin rreth 3500 persona.

Top Channel