Festa e Shën Valentinit

15/02/2013 01:45

Fituesit e edicioneve të fundit të “The Voice” kanë mbledhur me dhjetra qytetarë, që kanë ndjekur dhe janë argëtuar me këngët dhe atmosferën e krijuar pasditen e Shën Valentinit.

Venera, Rina, Matej e të tjerë kanë performuar disa hite të njohura si dhe kanë marrë pjesë në hedhjen e një shorteu të organizuar me rastin e festës së të dashuruarve.

Mes 60 fituesve të çmimeve të ndryshme ka patur edhe 3 persona më me fat, të cilët kanë përfituar udhëtime çift në Venecia dhe Dubrovnik, duke kryer një blerje në City Park.

Duket se kjo festë ka sjellë në këtë qendër edhe shumë të dashuruar, të cilët kanë kaluar një pasdite ndryshe.

Top Channel