Koncerti për Shën Valentinin

15/02/2013 00:00

Atmosfera e festimit të Shën Valentinit ka vijuar deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Këngëtarë të njohur, por edhe talentet e “The Voice Of Albania” performuan në një nga qendrat tregtare në kryeqytet.

Qindra qytetarë kanë ndjekur nga afër koncertin me disa prej këngëtarëve më të mirë shqiptarë. Ndër ta edhe fituesit e dy edicioneve të “talentshow-t” më të ndjekur në Shqipëri, “The Voice of Albania”.

Venera, Rina, Matej e të tjerë kanë performuar disa hite të njohura si dhe kanë marrë pjesë në hedhjen e një shorteu të organizuar nga qendra tregtare me rastin e festës së të dashuruarve.

Mes 60 fituesve të çmimeve të ndryshme, ka patur edhe 3 persona më me fat të cilët kanë përfituar udhëtime çift në Venecia dhe Dubrovnik vetëm duke kryer një blerje në City Park.

Duket se kjo festë ka sjellë në qendër edhe shumë të dashuruar, të cilët kanë kaluar një pasdite ndryshe.

Top Channel