Dhurata e Ambrosios për Shën Valentin

15/02/2013 16:55

Supermodelja e “Victoria’s Secret”, Alessandra Ambrosio, deshi të falenderonte miliona fansa të saj, duke u treguar veçanërisht zemërgjerë në ditën e të dashuruarve.

Modelja braziliane vendosi të publikonte në një rrjet shoqëror një foto joshëse, të realizuar në mënyrë amatore.

Përveçse jashtëzakonisht ndjellëse, 31-vjeçarja tregoi edhe një herë më shumë se linjat perfekte nuk janë meritë e modifikimeve fotografike, por një realitet që nuk ka nevojë për komente.

Megjithatë, ndryshe nga sa mund të pritej, Shën Valentini nuk ishte një ditë e mbushur me dashuri dhe momente romantike për modelen.

Ajo u fotografua në 14 shkurt duke shëtitur e bërë shoping me vajzën e saj 4-vjeçare, Anjën, të cilës iu kushtua gjatë të gjithë ditës.

Top Channel