Zgjedhja e Papës, argjentinasit në festë

13/03/2013 23:35

Argjentinasit po festojnë pas lajmit të beftë se kardinali, Horhe Mario Bergolio, u zgjodh i pari Papë latino-amerikan. Ana Maria Mino është një prej dhjetra besimtarëve, që shkuan në Katedralen qendrore të Buenos Aires-it.

Ndërsa pelegrinët argjentinas në Sheshin e Shën Pjetrit, të cilët i jetuan emocionet duke e prekur thuajse me duar realitetin, u shprehën të entuziasmuar.

“Jemi shumë të lumtur si argjentinas. Është një njeri shumë i përgatitur, – tha Manuel Arrieta. – Duhet të lutemi për Shpirtin e Shenjtë dhe Jezu Krishtin, për t’i dhënë forcën e duhur për ta drejtuar Kishën Katolike”.

Edhe në Brazil, dhjetra katolikë u mblodhën në Katedralen e Rio de Zhaneiros, pa shprehur keqardhjen që posti nuk i shkoi kardinalit brazilian Odilo Sherer.

Katolikët në Uashington DC u shprehën të habitur për zgjedhjen e argjentinasit Horhe Mario Bergolio.

Besimtarët katolikë në Francë, Spanjë, Gjermani dhe Britani të Madhe e priten, sa me habi, po aq me gëzim pasuesin e Benediktit të XVI-të, në krye të Kishës Katolike.

Top Channel