Papa Françesku “shqetëson” britanikët

14/03/2013 00:00

Kardinali argjentinas Jorge Mario Bergoglio, tani Papa Françesku I, u zgjodh ditën e mërkurë pas pesë votimeve si pasuesi i Benediktit të XVI.

Zgjedhja e Franceskut I u prit me brohorima në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, por me shqetësim në Britaninë e Madhe. Mediat në Londër shkruajnë për të shkuarën e Papës si dhe deklaratën mbështetëse të tij për vendimin e juntës ushtarake për të sulmuar ishujt Falklands në vitin 1982.

“Ishujt Malvinas janë tonat. Nuk duhet të harrojmë gjakun e derdhur të dëshmorëve të atdheut. Ata ranë për atdheun”, shprehej në një deklaratë Kardinali Jose Mario Bergoglio dhënë pas një takimi me presidentet argjentinase, Cristine Fernandez de Krichner në vitin 2011.

Megjithatë, në një deklaratë të mëvonëshme, Kardinali Bergoglio kërkoi bisedime nga dy palët e përfshira në kontestin për sovranitetin e ishujve.

Ishujt Falkland janë ende një mollë sherri mes Britanisë së Madhe dhe Argjentinës. Dy vendet kanë ngrirë marrëdhëniet politike dhe tregtare prej muajsh, ndërsa së fundmi banorët e ishujve zhvilluan një referendum ku në shumicë dërrmuese zgjodhën qendrimin e tyre nën sovranitetin e Britanisë.

Referendumi u cilësua një farës nga presidentja argjentinase, Cristine Fernandez që i quajti banorët e ishujve “zaptues”. “Nuk mund t’u kërkosh zaptuesve me vullnet të lirë t’u thuash do ta lironi apo jo këtë shtëpi, e më pas të presësh që ata të thonë po”, deklaroi ajo.

Një tjetër kritikë ndaj Papës aktual është edhe qendrimi i heshtu i tij në vitet e përgjakshme të juntës ushtarake, ku mijëra persona u zhdukën. Një libër i botuar në Argjentinë e akuzon atë për braktisje të jezuitëve të persekutuar, ndërsa mbështetësit deklarojnë se nuk ka asnjë provë për këtë, madje sipas tyre Bergoglio, në atë kohë arqipeshkv ka shpëtuar me dhjetra jetë falë ndërhyrjes së tij.

Top Channel