Papa Francesco, “quhet si Totti”

14/03/2013 00:00

1.2 miliardë katolikët në mbarë botën kanë prej pak orësh Papën e ri të tyre, ai është Françesku I. Françesku ishte emri i zgjedhur prej Kardinalit argjentinas Jose Mario Bergoglio që do ta shoqërojë përgjatë funksionit të tij në krye të Selisë së Shenjtë.

Por për rastësi, Françesku (Francesco) është edhe emri i “Papës” së tifozëve romanistë, kapitenit të tyre legjendar, Totti-t.

Në internet kanë qenë tifozët verdhekuqë ata që janë cmendur të parët, duke postuar në forume e rrjete sociale të ndryshme foto të kapitenit të tyre me veshjen e Papës.

Ka nga ata që shkruajnë, “Mirë, meqë quhet si kapiteni…më pëlqen!”, apo të tjerë që thonë: “Duhej ta quanit Francesco II, i pari është i zënë, është kapiteni”.  

Top Channel