Problemet shëndetësore të Papa Françeskut

14/03/2013 00:00

Papa Francesku i Parë duhet të përballojë sfida të vështira brenda Kishës Katolike, që nisin nga skandalet seksuale deri tek rigjallerimi i besimit.

Detyra që 76-vjeçari duhet t’i kryejë vetëm me një mushkëri. Biografi i tij Sergio Rubin shpjegon se kur Jorge Mario Bergoglio ishte i ri, iu nënshtrua një ndërhyrjeje për të hequr një pjesë të infektuar të njeres prej mushkërivë.

“Ai e ndjen këtë sot- thotë Rubin. “Është pak më i ngadaltë, por është OK”. Sipas mjekeve “humbja e një pjesë të mushkërisë nuk rrezikon shëndetin dhe as redukton jetegjatësinë, por nuk mund të bëhen ushtrime të fortë, sepse jane te paperballueshme, ndryshe nga njerëzit me dy mushkëri”.

Doktor Peter Openshau, drejtori i Qendres për Infeksionet Respiratore ne “Imperial College” te Londres, thote se “ndoshta ai nuk do të jetë në gjendje te beje nje maratone, por nuk mendoj se kjo ishte parashikuar në axhendën e tij. Të kesh një mushkëri është e mjaftueshme, derisa ai nuk eshte prekur nga ndonje sëmundje”.

Pas spekullimeve ne media, se Papa Fraçesku nuk do te jete ne gjendje te kryeje detyren e tij, at Federico Lombardi, sekretari për marrëdheniet me shtypin ne Vatikan shpjegoi: “Ai është operuar në njërën prej mushkërive, e cila nuk i është hequr plotësisht. Besohet se ai ishte 21 vjec kur e hoqi dhe kjo ka ndodhur kohë më parë. Ai ka jetuar me kete problem mjekesor gjate gjithe ketyre viteve. Ka njerez ketu, edhe argjentinas që e njohin dhe kane punuar me te. Ata i meshojne faktit se ai eshte ne gjendje shume te mire”.

Mjeku Peter Opeshau, i “Imperial College” te Londres tha se: “Mushkeria e plote mund te jete zgjeruar pak per te mbushur boshllekun e mbetur dhe kafazi i kraharorit mund te jete zvogeluar. Diafragma mund te jete ngritur pak me shume se normalja. Por asnje prej ketyre ndryshimeve, nuk cenon aktivitetin normal te Françeskut te Pare”, thote ai.

Profesori Jeremy Uard, profesori i fiziologjise-respiratore ne “King’s College” ne Londer tha se vetem nese Papa semuret duhet te shqetesohemi.  “Nje infeksion serioz do te kishte pasoja te tjera tek ai; mund te prekej nga pneumonia qe do te ishte shume e rrezikshme per te”.

Top Channel