Kushti për ta vizituar Beogradin, për shefen e politikës dhe sigurisë së jashtme të Bashkimit Europian, Catherine Ashton, ishte që të marrë përshtypje pozitive nga Kosova.

Zyrtarët serb, pas takimit, deklaruan se marrëveshja me Kosovën është më afër së kurrë, ndonëse nuk ka ndonjë epilog përfundimtar.

Kryeministri Ivica Daçiç ka thënë se marrëveshje nuk ka dhe nuk do të këtë, derisa të mos shqyrtohet në detaje kërkesa e Serbisë. Integrimi i institucioneve të Serbisë, në një organ të quajtur Asociacion i Komunave Serbe, është kërkuar nga qeveria e Beogradit dhe me kompetenca për serbët.

Dacic ka thënë se nuk ka ende përgjigje pozitive nga Prishtina, në këtë aspekt. Ndërkaq, presidenti Tomislav Nikoliç ka deklaruar se është e rëndësishme, që qytetarët në Kosovë të jetojnë qetë dhe të kenë një të ardhme.

Shtypi serb ka shkruar se marrëveshja është arritur, por është kërkuar kohë, që t’i paraqitet publikut.

Zyra e Ashton, në një njoftim për shtyp, ka bërë të ditur se takimet kanë qenë të dobishme dhe konstruktive. Në njoftimin, pothuajse informues, Ashton thotë se këto takime janë mbajtur në përgatitje të takimeve të ardhshme, më 20 mars.

Zyrtarët serbë kanë thënë se nuk do të përulen, por janë optimistë.

Top Channel