Shpresat te Papa Françesku

15/03/2013 00:00

Zgjedhja e një prifti jezuit nga Argjentina si kreu i Kishës Katolike,
një vetvete kjo një risi ka ngjallur shpresat se Papa Francesku do të
arrijë të sjellë një frymë të re e të rigjallërojë katolicizmin e
tronditur nga sërë skandalesh.

Me veprimet e tij, me thjeshtesine e percjelle qe ne fillim permes veshjes se bardhe, pa aksesoret shtese apo faktin qe nje dite pas zgjedhjes, ndaloi tek hoteli ku kishte qendruar per te bere pagesen, Ati i Shenjte 76 vjecar duket se i dha dhene nje kthese te re tonit ne Vatikan.

Ndersa Benedikti i 16-te, Pape Emeritus, ishte nje teolog qe preferonte kepucet e kuqe, pelerinen ne te njejten ngjyre dhe predikimet moralizuese, duke riperterire ate qe pershkruhet si mode papnore e shekujve te kaluar, ish-kardinali Jorge Mario Bergoglio, percolli qe ne fillim nje mesazh radikal perulesie.

Zgjedhja e tij percon nje mesazh te qarte te qasjes qe do te kete ndaj kishes: thjeshtesi, modesti, ashpersi. Po ne kete linje, eshte edhe emri qe vendosi te mbaje: ai i Shen Franceskut te Asizit, i cili vinte nga nje familje e kamur por zgjodhi te jetonte ne varferi e perulesi, sipas shembelltyres se Jezusit.

Keto jane disa nga arsyet perse Kreu i ri i Kishës Katolike ka zgjuar shpresa të mëdha për një epokë të re. papati i tij parashikohet t’i kushtojë me shume vëmendje fatit dhe vuajtjeve të të varfërve në botë.Zgjedhja e tij megjithate nuk është aq radikale sa ç’mund të duket. Aq sa ç’e njeh Amerikën Latine dhe Buenos Airesin, Françesku njeh edhe Romën. E flet rrjedhshëm italishten, eshte ne brendi te situates në Vatikan, nuk është faktor i panjohur, siç mund të mendojnë disa njerëz. Por kjo zgjedhje vec te tjerash, mendohet se sinjalizon edhe se Kisha Katolike, tradicionalisht evropiane, po pranon faktin se e ardhmja e saj është atje ku jeton shumica e 1.2 miliardë besimtarëve të saj, në hemisferën jugore.

Top Channel