“Një Kishë e varfër për të varfërit”

16/03/2013 00:00

Një Kishë e varfër, për të varfrit. Kjo është ajo që synon të arrijë
Papa i ri pas zgjedhjes në krye të 1,2 miliardë katolikëve të Botes. Siç
e pohoi dhe vetë, kjo është një nga arsyet përse zgjodhi të mbante
emrin e Shen Françeskut të Asizit, i cili përfaqësonte pikërisht
“varfërinë dhe paqen”.

Ati i Shenjtë u kërkoi gazetarëve të përpiqen ta njohin kishen me virtytet dhe mekatet e saj, e të përqendrohen si ajo tek “e verteta, miresia dhe bukuria”. Papa Françesku mori drejtimin e Kishes Katolike pas doreheqjes se Benediktit te 16-te muajin e kaluar. Ish-Kardinali argjentinas ishte zgjedhja surprize e Konklaves se kardinaleve ne Rome.

Kur kaloi pragun e nevojshem te dy te tretes se votave, miku i tij i ngushte, karindali brazilian Claudio Hummes e perqafoi e i tha: mos harro te vobektit! E ajo fjale, rrefeu Papa i ri, u rrenjos ketu e tregoi me gisht koken e tij.

Ne audiencen e pare ne Vatikan, 76-vjeçari tha se Jezu Krishti eshte boshti i kishes, e jo Papa, ndersa theksoi edhe nje here natyren shpirterore e jo politike te institucionit qe do te drejtoje. Shpirti i Shenjte e drejtoi sipas tij Benediktin drejt doreheqjes dhe kardinalet drejt zgjedhjes qe bene. Zgjedhja e emrit, shpjegoi me pas ai, ishte krejtesisht spontane u frymezua pikerisht nga fjalet e kolegut brazilian.

Por telashet nisen shume shpetj per Papen Françesk. Vatikani u detyrua nje dite me pare te mohonte akuzat e leshuara ndaj Atit te Shenjte se nuk e ka ngritur zerin kunder abuzimeve me te drejtat e njeriut gjate juntes ushtarake ne Argjentine. Jorge Bergoglio kryesoi jezuitet ne periudhen e sundimit ushtarak, e nga sa thone korrepondentet, ashtu si shume njerez te tjere te kishes asokohe, u detyrua te luftonte nga njera ane me nje regjim te djathte represiv, e nga ana tjeter, me prirjen e nje krahu te kishes se tij drejt aktivizmit te majte politik. nje prej akuzave ka te beje me rrembimin e dy jezuiteve ne 1976-ten nga Qeveria ushtarake e Argjentines, te dyshuar se po punonin kunder regjimit me banoret e lagjeve te varfra te Buenos Ajresit. Reagimi i menjehershem e i prere i Vatikanit per kete rast u interpretua si tregues i faktit qe e kupton fare mire demin e madh qe mund t’i beje kjo histori imazhit te Papes se ri.

Top Channel