Ambasadorja gjermane: U injoruam!

16/04/2013 19:40

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Carola Muller Holtkemper, në një intervistë për “Top-Channel” thotë se kërkesat dhe insistimi komunitetit ndërkombëtar për mos të prekur KQZ-n u injoruan.

”Një proces elektoral i  besueshëm merr një rëndësi të vecantë, jo për ne, por për elektoratin shqiptar në veçanti. Në këtë këndvështrim, ne presim që KQZ-ja  të jetë asnjanjëse, të punojë me profesionalizëm dhe jo politikisht. Nuk pati mungesë komunikimi prej ambasadorëve europianë dhe vëndeve mike me disa politikanë shqiptarë. Është për të ardhur keq që këto qëndrime se si zgjedhjet demokratike duhet të menaxhohen u injoruan. Me të vërtëtë dua të shpreh shumë keqardhje. Ne po monitorojmë dhe do të nxjerrim konkluzionet tona. Nuk presim që vetem KQZ-ja të punojë në baza profesionale dhe apolitike, por bazuar në kriteret e Kopenhagenit. Ne presim që administra shtetërore të funksionojë në po të njëjtën mënyrë në të mirë të qytetarëve”, tha Holtkemper.

Por, a to të ketë pasoja për Shqipërinë tashme qe keshillat e nderkombetareve nuk u degjuan per KQZ-ne?

”Çdo gjë në jëtë ka pasoja. Do të vijojmë të kemi bashkëbisedime mes ambasadave tona me delegacionin e BE-s dhe zgjedhjet do të vëzhgohen nga disa qindra vëzhgues. Të gjitha observimet do të mblidhen dhe mozaiku zgjedhor do të plotësohet për të patur një fotografi zgjedhore të plotë”, shtoi ambasadorja.

Ambasadorja Holtkemper paralajmëron se zhvillimi i së hënës në Parlament nuk është një ogur i mirë për zgjedhjet. “Natyrisht që zhvillimet e djeshme do të kenë influencë në procesin zgjedhor. Siç edhe e thashë nuk mungonte informacioni apo të kishte vënd për keqkuptime”.

Top Channel