Pakistan, urdhër-arrest ish-presidentit

18/04/2013 00:00

Një gjykatë në Pakistan ka urdhëruar arrestimin e ish-presidentit të vendit, Pervez Musharraf, në lidhje me arrestimin e një gjyqtari në vitin 2007.

Musharraf ishte i pranishëm në Gjykatën e Lartë të Islamabadit kur gjyqtari dha vendimin. Ai ishte në kërkim të një rruge shpëtimi.

Policia e pranishme në sallë nuk e arrestoi atë kur urdhëri u lëshua. Gjenerali i tërhequr la menjëherë gjykatën dhe u largua i shoqëruar nga truprojat e tij.

Korrespondenti i BBC në Islamabad deklaron se kur gjyqtari lëshon një urdhër-arrest në gjykatë, të dyshuarit normalisht i vihen prangat brenda ambjenteve të gjykatës.

Zoti Musharraf mund të apelojë vendimin në fjalë në Gjykatën Supreme të Pakistanit dhe avokatët mbrojtës kanë deklaruar se do ta bëjnë një gjë të tillë.

Ai u kthye nga mërgimi muajin e kaluar në përpjekje për të çuar partinë e tij Lidhja Myslimane e Pakistanit në zgjedhjet e përgjithshme të muajit të ardhshëm.

Por më herët gjatë muajit kandidatura e tij u refuzua. Edhe më parë ai kishte dështuar në arritjen e qëllimeve të tij politike.

Musharraf është përfshirë në një seri betejash ligjore dhe është përpjekur të shmangu arrestimin që kur mbërriti për t’u përballur me akuzën për tradhti. Ai i ka cilësuar të gjitha çështjet dhe akuzat e ngritura ndaj tij si të pabaza dhe të motivuara politikisht.

Top Channel