Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Catherine Ashton, në vizitë në Bosnje, i kushtoi nderime viktimave të Srebrenicës, duke vendosur lule në varrezat masive.

Baronesha Ashton u takua edhe me një përfaqësi të “Nënave të Srebrenicës” e pa një dokumentar mbi këtë episode të zi të Luftës për Pavarësi të Bosnjes nga ish-Jugosllavia.

Megjithatë, ajo nuk pranoi të lëshonte komente për shtyp.

Kryetari i Bashkisë së Srebrenicës, Camil Durakoviç, nga ana e tij shprehu kënaqësinë për këtë nderim që kryediplomatja europiane i bën të rënëve të Srebrenicës.

Një enklavë boshnjake brenda një territori të banuar me shumicë serbe në lindje të vendit, në Srebrenicës u grumbulluan dhe u ekzekutuan gjakftohtësisht 7-8 mijë meshkuj boshnjakë të zonave përreth në korrik 1995, në atë që mbetet deri më sot masakra më përgjakshme në Europë, që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Top Channel