Apeli, 200 mijë lekë gjobë Aldrin Dalipit

19/04/2013 00:00

Gjykata e Apelit ka vendosur që të dënojë me 200 mijë lekë gjobë Aldrin
Dalipin, kreun e këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës.

Vendimi vjen pas një padie për shpifje që ka ngritur kryetari i bashkisë, Lulzim Basha, ndaj Dalipit pas deklaratave të këtij të fundit lidhur kioskat e vendosura tek rruga pedonale.

Ndërkohë në një reagim përmes rrjetit social Twitter, Dalipi është shprehur se i qëndron deklaratave të tij lidhur me korrupsionin e kreut të bashkisë dhe se sipas tij ky vendim është vetëm një presion që i bëhet në një kohë që Basha ka humbur shumicën në këshill bashkiak.

“Gjykata e Apelit i bëri dhe një shërbim të fundit Lulzim Bashës. Një gjobë mjerane ndaj meje si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës për denoncim të korrupsionit.Asnjë presje s’i heq deklaratave të mia për korrupsion të Lulzim Bashës. Presioni në prag të mbledhjes ku Basha humb shumicën në Këshilli Bashkiak tregon panik!” shkruan Dalipi në Twitter.

Top Channel