Meta: Berisha demagogji me rrugët

15/05/2013 00:00

Infrastruktura në Berat ishte në fokus të takimeve që kryetari i LSI-së, Ilir Meta dhe deputeti Nasip Naço patën me banorë të këtij këtij qarku.

Duke shprehur shqetësimin mbi gjendjen e rrugës Berat-Çorovodë, e papërfunduar prej vitesh, kryetari i LSI-së sulmoi kryeministrin Berisha duke thënë se demagogjia për sukseset në infrastrukturë po përplaset çdo ditë me realitetin e dhimbshëm për qytetarët.

“Këtu në hyrje të qytetit të Çorovodës, ku që nga viti 2005 ka ngelur pa përfunduar rruga Berat-Çorovodë, vetëm për 3-4 kilometra, edhe pse kjo gjë është premtuar për 8 vite nga ana e Partisë Demokratike, kjo gjë na është premtuar edhe ne çdo vit në miratimin e buxhetit në Kuvend si grup parlamentar i LSI-së”, tha Meta.

Kryetari i LSI u zotua se do të kontribuojë për t’i dhënë fund asaj që e quajti neglizhencë ndaj një komuniteti të tërë dhe pengesë për vizitorët që duan të shijojnë bukuritë e kësaj zone.

Top Channel