Sonte Shqipëria në Eurovizion

16/05/2013 00:00

Në Malmo të Suedisë do të zhvillohet këtë mbrëmje gjysmëfinalja e dytë e
festivalit të muzikes Europiane “Eurovision Song Contest”, në të cilin
do të marrë pjesë edhe Shqipëria.

Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Seiko jane dy përfaqesuesit e vendit tonë, të cilët do të interpretojnë sot në ‘Malmo Arena’, për të fituar një vend në finale.  

Nga Shqiperia nuk mund te votohet, por te gjithe ata qe ndodhen jashte territoreve te saj mund te kontribuojne me voten e tyre per dyshen e kengetareve, pasi 50% e votes varet nga publiku.  

Kenga e tyre e rrymes muzikore rock “Identitet” do te interpretohet teresisht ne shqip dhe eshte nje prej 33 kengeve nga vende te ndryshme te Evropes qe jane paraqitur kete vit.  

Nese Lulgjuraj dhe Sejko do te jene nder 20 pjesemarresit e kualifikuar, ata pritet te marrin pjese ne finalen e madhe, e cila do te zhvillohet ne qytetin suedez ne daten 18 maj dhe pritet te ndiqet live nga miliona shikues ne mbare Evropen.

Top Channel