Berisha: 23 qershori, votë për integrimin

19/05/2013 00:00

Duke e vënë theksin tek arritjet e deritanishme të qeverisë, kryeministri Sali Berisha akuzoi opozitën se të vetmin objektiv politik ka patur bllokimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Kërkoi Fierin sepse këshilltarët e tij kishin kaluar në një parti tjetër. Është njësoj sikur t’i kërkoj unë tani të më kthejë Ilir Metën. Kjo është demokracia. Ndaj dhe unë ju garantoj se do të bëjmë gjithçka që brenda një viti të marrim statusin e vendit kandidat dhe të nisim negociatat për hyrjen në BE”, theksoi Berisha.

Sipas kryeministrit Berisha, investimet e qeverisë aktuale do të vazhdojnë duke i dhënë një zhvillim shumë herë më të madh vendit: “Ne kërkojmë votën e qytetarëve shqiptarë jo për çka kemi bërë, por për projektet e ardhshme. Këto që kemi bërë dëshmojnë seriozitetin tonë.”

Gjatë pjesëmarrjes në inaugurimin e riveshjes së aksit rrugor Fier-Levan, kryeministri ju rikthye edhe çështjes së rikompozimit të KQZ-së duke ja faturuar të gjitha përgjegjësitë kreut të opozitës Rama dhe duke hedhur poshtë mundësinë për ndërhyrje të tjera në këtë institucion: “Vetë Rama i hoqi nga KQZ-ja anëtarët. Le të bëjë ç’të dojë.”

Top Channel