Në Sarandë, kryeministri Berisha e vuri theksin sërish tek rritja e rrogave dhe pensioneve si një element që sipas tij do të jetë sërish prioritet i mandatit të tretë.

“Ne do të vazhdojmë përpjekjen për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Jam këtu para jush për tu zotuar se mësuesit e Shqipërisë do të marrin një rrogë deri në 700 dollarë dhe se të gjithë punonjësit e administratës rrogën e 13”, theksoi Berisha.

Mbështetja e sektorit të bujqësisë ishte një tjetër pikë ku kryeministri u ndal: “Në rast se në katër vitet e kaluara ne financuam 45 mijë fermerë, katër vitet e ardhshme do të trefishojmë grantin për ta: nga 56 milionë, në 165 milionë.”

Beteja në distancë me socialistët për taksat ka vijuar edhe në këtë qytet: “Shoku i autobuzit mashtron shqiptarët e duke u zotuar se taksa jonë është më e lartë se taksa e Marksit dhe e dajos së tij, Spiro Kolekës.”

Sipas kryeministrit, mbështetja e qeverisë është mbështetje për zhvillimin në vazhdim të Shqipërisë: “I them shokut të autobuzit të vijë në Sarandë dhe të shohë thellësinë e portit të Sarandës. Ai ka ngelur tek koha e gjyshit, por ne do të ecim përpara.”

Top Channel