Totozani: KQZ të shfuqizojë vendimin, është i paligjshëm

11/06/2013 00:00

Avokati i Popullit i ka dërguar rekomandim Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve të nisë sa më shpejt procedurat administrative për
pavlefshmërinë e vendimit të datës 3 qershor 2013 për pasqyrimin e
fushatës zgjedhore në radiotelevizionet private, bazuar në materialet e
vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore.

Pas ankeses së Unionit të Gazetarëve, duke e konsideruar si shkelje te te drejtes se informimit dhe precedent te rrezikshem per komunitetin e gazetareve këtë vendim, Avokati i Popullit deklaron se se pari, votimi i ketij vendimi vetem nga 4 anëtare te KQZ-së, perben shkelje flagrante  ligjit.

Lidhur me permbajtjen e ketij vendimi, eksperte ligjore te Avokatit te Popullit konstatojne, se percaktimi i bere nga Kodi Zgjedhor i ndryshuar, eshte i pergjithshem dhe jo detyrues, ashtu sikurse eshte shprehur në vendimin e tij të datës 3 qershor 2013, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ne kundershtim me qellimin dhe frymen e ligjit.

“Menyra e formulimit, sidomos e pikes “C” e vendimit te KQZ-së, perben ne menyre te qarte nderhyrje te KQZ-së ne lirine e shprehjes, qe medias i garantohet me Kushtetute”,  shprehet Avokati i Popullit ne rekomandimin derguar Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Kjo vendimmarje, sipas tij, eshte kapercim i kompetences qe i eshte dhene KQZ-së nga Ligji Zgjedhor.

Top Channel