Kryeministri Sali Berisha ftoi banorët e qarkut të Durrësit në Rrashbull
dhe ish-Kënetë, të bashkohen në zgjedhje me alternativën e fjalës së
mbajtur të Qeverisë së tij dhe me jo alternativën e vitit zero, siç e
quajti ai alternativën e Edi Ramës.

“Për këtë alternativë shtepite tuaja nuk janë vila të bukura, por janë shpella dhe ju jeni shpellarë. Me lejoni t’ju garantoj se brenda ketij viti secili prej jush do te marre tapite e tokes, do te marre tapine e shtepise. Do te finalizojme legalizimet, do te ngreme Zyren e Legalizimeve prane kryetarit te komunes, do te dergojme aty hipoteken dhe procesi do te marre fund me shpejtesine me te madhe”, tha Berisha.
 
Per here te pare nga Qarku i Durresit, Kryeministri nuk krahasoi vetem dy alternativat, por edhe dy modelet e politikaneve, mes te cileve shqiptaret duhet te zgjedhin më 23 qershor.

“Modelit të Sali Berishës, i cili është modeli juaj, i njeriut që njësoj si ju beson tek djersa e ballit, beson tek puna dhe perkushtimi, që ju ka shërbyer si mjek, që ju ka shërbyer si politikan. Sali Berisha njesoj si ju beson tek familja e tij, tek fëmijët e tij, tek qytetarët e tij. Cili është modeli tjetër? Modeli tjetër është modeli i një njeriu qe 270 dite ne vit nuk shkelte në zyrën e punës, i një burri aventurier, që ndahet dhe martohet sa herë ka zgjedhje për qëllime elektorale. Modeli tjetër eshte modeli qe fsheh dhe nuk deklaron pasuritë. Ne rast se Sali Berishai 20 vjet në politike, ka 125 metra katrore apartament dhe asnje metrer katror gjetiu, kam deklaruar njesoj si ju çdo qindarke qe kam fituar me punën time, me rrogën time. Cili eshtë modeli i shokut të autobusit mavi?  Nje vilë 57 metra e gjate, nje pallat ne shpine, asnje qindarke e deklaruar me cfare jane ndertuar. Keto nuk jane probleme te miat, por modelet janë modele. Mbi bazen e tyre ndertohet e ardhmja. Prandaj ftoj socialistet te bashkohen me modelin tone te përbashkët”, tha Berisha.

 

Top Channel