Turqi, protestuesit: Vijojmë qëndresën

15/06/2013 00:00

Protestuesit turq vazhdojnë të qëndrojnë në Parkun “Gejzi”, në Stamboll
pavarësisht se Kryeministri, Rexhep Taip Erdogan premtoi ndalimin e
planit të rizhvillimit, shkak i tensioneve anti-qeveritare në vend.

Oferta u prezantua si nje leshim i madh, nese i referohemi deklaratave te tij prej nisjes se protestave.Pas diskutimeve qe vijuan pergjate gjithe nates ne Parkun “Gejzi”, protestuesit thane se levizja e tyre ishte me e madhe se një negociate e thjeshte.  

Grupi “per solidaritetin e Taksimit” qe konsiderohet si perfaqesuesi i protestuesve deklaroi se “do te vazhdoje qendresen perballe çdo padrejtesie”. Dhe se ky, sipas grupit, eshte vetem fillimi.

“Ne do te vazhdojme qendresen, ndoshta do te kete disa ndryshime ne stilin dhe vizionin e saj”, thotë një prej protestuesve.

Nderkohe ne kryeqytetin Ankara, forcat special te policise perdoren gazin lotsjelles dhe pompat e ujit per te shperndare protestuesit. Te pakten 30 protestues u arrestuan.

Të shtunen pasdite, pritet protesta e mbeshtetesve te Partise “Drejtesise dhe Zhvillim” te Kryeministrit. Rexhep Taip Erdogan pezulloi planin e zhvillimit te parkut “Gejzi” derisa Gjykata e Stambollit te vendose mbi ligjshmerine e tij. Ky konsiderohet gjeresisht si gjesti i pare pajtues i Qeverise. Muajin e kaluar, gjykata e Stambollit leshoi nje urdher kunder planit per te prere pemet e hapsires se gjelber, nder te paktat ne Stamboll.

Prerja e tyre do t’i hapte rrugen ndertimit te nje qendre tregtare, me dyqane ne formen e barrakave ushtarake te shekullit 18-te. Qeveria apeloi kunder ketij vendimi. Projekti nxiti kundershtime dhe me pas mori permasat e nje proteste antiqeveritare ne shume qytetete te Turqise. Te pakten pese persona humben jeten dhe mijera te tjere u plagosen.

Top Channel