Përplasje e armatosur në Egjipt, 40 të vdekur

08/07/2013 00:00

Ushtria egjiptiane hapi zjarr ndaj mbështetesve të presidentit të
përmbysur Mohamed Mursi dhe lëvizjes Vëllazëria Myslimane, duke vrarë
gati 40 vetë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 320 te tjere u plagosen, nje bilanc ky qe rendon akoma me shume situaten e trazuar ne vend, ku spiralja e dhunes nuk po njeh qetesim.

“Vëllazëria Myslimane” tha se njerezit e saj u qelluan gjate nje tubimi paqesor perpara kazermave te rojes presidenciale. Ushtria u justifikua me pretendimet se nje grup terroristet kishin tentuar te hynte ne kazerma me force. Korrespondenti i CNN-it ne vendngjarje rrefen te kete pare te pakten 8 trupa te bere shoshe nga plumbat, ndersa ne zone mbreteronte kaosi.

Tubimi i perkrahesve te Mursit kishte per qellim te perconte thirrjet per rivendosjen e tij ne krye te shtetit. Presidenti i pare i vendit i zgjedhur ne rruge demorkatike, u permbys nga ushtria javen e kaluar ne vazhden e protestave masive ne mbare vendin. Qe rikthimi i trazirave, ne Egjipt kane humbur jeten me dhjetera vete. besohet se Mursi mbahet nen arrest pikerisht ne kompleksin e rojeve presidenciale, ne lindje te Kajros. Pas dhunes se oreve te para te dites, partia e vijes se ashper, Salafist Nour e cila e kishte mbeshtetur largimin e Mursit, deklaroi se do te terhiqet nga bisedimet per zgjedhjen e nje Kryeministri te perkohshem, duke e pershkruar incidentin si “masaker te mirefillte”. Ligjvënësit amerikanë sakaq po bëjnë thirrje për një përgjigje të matur ndaj situatës së trazuar në Egjipt. Senatori republikan Bob Corker u shpreh se Shtetet e Bashkuara duhet të përpiqen të luajnë një rol stabilizues përballë trazirave dhe paqartësive që janë shfaqur në Egjipt, ndersa demokrati Jack Reed, kembengul për nevojën e rikthimit të një regjimi demokratik ne vend sa më parë që të jetë e mundur.

Top Channel